Liturgy

Shqip

Introductory Rites

Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt.
Amen
Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë.
or
Zoti qoftë me ju.
Dhe me shpirtin tënd.

Rite of Blessing

Vëllezër e motra, t’i pranojmë mëkatet tona, që të mund t’i kremtojmë denjësisht misteret e shenjta.
Hyjit të gjithëpushtetshëm dhe juve, o vëllezër, se kam mëkatnuar shumë me mendime, me fjalë, me vepra dhe me lëshime: për fajin tim, për fajin tim, për më të madhin fajin tim. Prandaj po i porositem së lumes Mari gjithmonë Virgjër, të gjithë engjëjve, shenjtërve, dhe juve, o vëllezër, që t’i luteni për mua Zotit, Hyjit tonë.
Hyji i gjithëpushtetshëm pastë mëshirë për ne, na i faltë mëkatet tona, dhe na përcjelltë në jetën e pasosur.
Amen
O Zot, ki mëshirë.
O Zot, ki mëshirë.
O Krisht, ki mëshirë.
O Krisht, ki mëshirë.
O Zot, ki mëshirë.
O Zot, ki mëshirë.
Following hymn of praise generally is used on Sundays and Holidays:
Lavdi i qoftë Hyjit në lartësitë qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë. Ne po të lëvdojmë, po të bekojmë, po të adhurojmë, po të madhërojmë, po të falënderojmë për lavdinë tënde të pakufi. Zot Hyj, Mbret qiellor, Hyj, Atë i gjithëpushtetshëm. Zot Bir i njëlindur, Jezu Krisht, Zot Hyj, Qengji i Hyjit, Biri i Atit, Ti që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne, Ti që shlyen mëkatet e botës, pranoje lutjen tonë. Ti që rri në të djathtën e Atit, ki mëshirë për ne. Sepse Ti vetëm je Shenjti, Ti vetëm Zoti, Ti vetëm gjithë i Larti, o Jezu Krisht, së bashku me Shpirtin Shenjt: në lumturinë e Hyjit Atë.
Të lutemi.
After a time of silent prayer, the Priest says the Opening Prayer
Amen

Liturgy of the Word

Reader read from the Book and ends with words:
Fjala e Zotit.
Falënderojmë Hyjin.
The cantor sings the psalm; the people join in the repeated response.
A second reading is prescribed for all Sundays and major feasts
The cantor sings Gospel acclamation usually with phrase "Alleluia!"
Zoti qoftë me ju.
Dhe me shpirtin tënd.
Leximi i Ungjillit shenjt sipas ...
Lumturi të qoftë ty, o Zot.
The priest reads the Gospel.
Fjala e Zotit.
Lavdi ty, o Krisht.
The bishop, priest, or deacon can speak a homily

Profession of Faith

Besoj në një Hyj të vetëm, Atin e gjithëpushtetshëm, krijuesin e qiellit e të tokës, të gjitha sendeve që shihen e që nuk shihen. Edhe në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin, një të vetmin Birin e Hyjit, të lindur prej Atit para të gjithë shekujve. Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës, Hyji i vërtetë prej Hyjit të vërtetë. Të lindur, jo të krijuar, të njëgjëjtë me Atin: nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha sendet. Ai për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qiellit. E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt në kraharorin e Virgjërës Mari, e u bë njeri. Dhe u kryqëzua për ne nën Poncin Pilat, pësoi dhe u varros, dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve, e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit. Dhe përsëri do të vijë me lavdi për të gjykuar të gjallët e të vdekurit, e Mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim. Edhe në Shpirtin Shenjt, që është Zot dhe jetëbërës: që rrjedh prej Atit e prej Birit. Dhe së bashku me Atin e me Birin adhurohet e lavdërohet, që foli me anën e profetëve. Edhe në një Kishë të vetme, shenjte, katolike dhe apostolike. Dëshmoj një pagëzim të vetëm për faljen e mëkatëve. Pres ngjalljen e të vdekurve Dhe jetën e pasosur.
The General intercessions (Prayer of the Faithful) follows.

Liturgy of the Eucharist

Presentation of the Gifts
I bekuar je ti, o Zot, Hyj i gjithësisë: prej bujarisë sate e morëm bukën që po ta kushtojmë; është fryt i tokës dhe i punës së duarve të njerëzve, që do të bëhet për ne buka e jetës së pasosur.
Qoftë bekuar Zoti në amshim.
I bekuar je ti, o Zot, Hyj i gjithësisë: prej bujarisë sate e morëm verën që po ta kushtojmë; është fryt i hardhisë dhe i punës së duarve të njerëzve, që do të bëhet për ne pije shpirtërore.
Qoftë bekuar Zoti në amshim.
Then, after the priest has washed his hands, he invites the people to join in prayer:
Lutuni, o vëllezër e motra, që flia ime dhe e juaja të dalë e pëlqyeshme para Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm.
Zoti e pranoftë flinë prej duarve të tua, e ajo daltë për lavd e lumturi të emrit të tij, si edhe për dobi tonë dhe të mbarë Kishës së tij të shenjtë.
The Priest says prayer over the gifts At the end, the people respond:
Amen

Eucharistic Prayer

The Priest may choose from among four different Eucharistic Prayers
Zoti qoftë me ju.
Dhe me shpirtin tënd.
T’i lartësojmë zemrat.
I kemi te Zoti.
Të falënderojmë Zotin, Hyjin tonë.
Është punë e denjë dhe e drejtë.
The priest reads the Preface. At the end everyone sings the hymn:
Shenjt, shenjt, shenjt Zoti, Hyji i gjithësisë. Qielli e toka janë plot me lavdinë tënde. Hosana në lartësitë qiellore. Bekuar qoftë Ai që vjen në emër të Zotit. Hosana në lartësitë qiellore.
Everyone kneels down and the priest consecrates the gifts. Then the priest says:
Misteri i fesë.
Kumtojmë vdekjen tënde, o Zot, shpallim ngjalljen tënde, dhe presim ardhjen tënde me lumturi.
The priest reads the concluding doxology. Then he lifts the Holy Gifts over the altar with the words:
Nëpër Krishtin e me Krishtin dhe ne Krishtin, Ty, o Atë, Hyj i Gjithëpushtetshëm, në bashkim më Shpirtin Shenjt, të çoftë çdo Nder e Lavdi, për të gjithë Shekujt te Shekujve.
Amen

Communion Rite

Të nxitur nga urdhëri i Shëlbuesit, dhe sipas mësimit të tij hyjnor, marrim guxim të themi:
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote si në qiell ashtu në tokë. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na le të biem në tundim, por na liro nga i keqi.
Na liro, po të lutemi, o Zot, prej të gjitha të këqiave, dhe, për mirësinë tënde, na jep paqen në ditët tona, e, në sajë të mëshirës sate, do të lirohemi përgjithmonë prej mëkatit e do të jemi të sigurt prej çdo turbullimi: duke pritur shpresën e lume: ardhjen e Shëlbuesit tonë Jezu Krishtit.
Ti, o Zot, je mbret, ti je i gjithëpushtetshëm, ti je i lumtur në amshim.
O Zot, Jezu Krisht, ti u ke thënë apostujve të tu: “Po ju lë paqen, po ju jap paqen time”, mos i shiko mëkatet tona, por fenë e Kishës sate; jepi asaj, sipas vullnesës sate, paqe dhe bashkim.
Amen
Paqja e Zotit qoftë përherë me ju.
Dhe me shpirtin tënd.
Jepjani njëri tjetrit shenjën e paqes.
The Assembly may be invited to share a sign of peace among themselves.
O Qengji i Hyut, ti që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne. O Qengji i Hyut, ti që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne. O Qengji i Hyut, ti që shlyen mëkatet e botës, jepna paqen neve.
This text may be repeated several more times until the fraction is finished, always concluding with the final invocation.
Qe Qengji i Hyjit, qe Ai që i shlyen mëkatet e botës. Lum ata që janë të grishur në tryezën e Zotit.
O Zot, unë nuk jam i denjë që të marr pjesë në tryezën tënde, por thuaj një fjalë të vetme, e shpirti im do të shëlbohet.
After the communion of the priest and the clergy serving with him, the communion of the laity follows. The priest, showing the Body of Christ to the communicant, says:
Korpi i Krishtit.
Amen
When the distribution of Communion is completed, there is a period of silence for individual prayer
Të lutemi.
The priest says the Prayer after Communion
Amen

Concluding Rite

Any notices or announcements are made now.
Zoti qoftë me ju.
Dhe me shpirtin tënd.
Ju bekoftë Hyji i gjithëpushtetshëm, Ati e Biri e Shpirti Shenjt.
Amen
Mesha u krye: shkoni në paqe.
Falënderojmë Hyjin.

🕂 🕂 🕂